Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ferat Shala, ka reaguar pas shpalljes se kandidaturës nga Bedri Hamza për kryetar të kësaj partie.
Shala i ka dhënë mbeshtetje kandidaturës së Hamzës duke publikuar një fotografi në Facebook me mbishkrimin: “Partia Demokratike e Kosovës drejt fitoreve të reja!”.
PDK-ja të hënën pritet të bëhet me kryetar të ri dhe sipas të gjitha gjasave Hamza do të jetë ai pasi Memli Krasniqi ka dhënë dorëheqje nga pozita e kryetarit të partisë së dytë në vend.






