Lajme

Shala: Nga PDK e LDK më kanë thënë se “me shku në zgjedhje na ha dreqi”

By GAZETA SCANNER 1

August 03, 2023

Anëtari i Partisë Socialdemokrate të Kosovës, Asdren Shala,ka dhënë kritika ndaj partive opozitare, duke i quajtur frikacake.

Ai thotë se edhe deklarimet për shkuarje në zgjedhje i kanë sa për “të thënë diçka”, pasi sipas tij, ata nuk duan e as nuk kanë guxim për shkuarje në zgjedhje.

Shala në emisionin “Ditari” në Tëvë1, ka thënë se këtë janë kanë thënë edhe anëtarë të PDK-së e LDK-së.

“Kam shokë edhe në paritë opozitare dhe rri më ta. Në biseda private a ta e dinë. Mu tekstualisht ma kanë thënë të PDK-së e LDK-së se këta e kemi vetëm deklarim për media, se me shku në zgjedhje na ha dreqi. Pra këto janë veç deklarime për konsum publik. As nuk duan e as nuk guxojnë me shku në zgjedhje”, ka thënë Shala.

Sipas tij, partitë opozitare e kanë pasur në dorë ta ndalin këtë gjendje që e ka pruar Qeveria Kurti, por ai ka thënë se ata kanë frikë.

“Nga njëra anë thua që Kosovës po i rrezikohet siguria  nacionale nga veprimet e Kurtit, nga ana tjetër sillesh në mënyrë paqësore sikur nuk po ndodhë asgjë, pra aktivitetin e tij e reduktojnë në çështje të deklaratave nga foltorja e Kuvendit, ti ose nuk je i sinqertë me qytetarin ose je tuc, unë mendojë se këta (opozita) po tutën”, ka thënë Shala.

Ai duke folur për rastin e Klan Kosovës ka thënë kjo po tregon që kjo Qeveri është totalitare.

Sipas tij me rastin e medieve dhe veriut Kurti po dëshiron të tregohet si luftues i korrupsionit duke mbuluar skandalet e Qeverisë.

“Devolli kompani dhe veriu janë dy arenat që Kurti me njërin fiton mantelin e luftuesit të madh të korrupsionit dhe në veri atë të patriotit”, tha ai.