Lajme

Shala me një prognozë interesante: VV-ja fiton 30-35%, PDK-ja e LDK-ja jo nën 21-22%, AAK – Nisma 8.5 %

By GAZETA SCANNER

September 26, 2024

Njohësi i rrethanave politike, Behxhet Shala, ka dhënë një prognozë interesante për zgjedhjet e ardhme nacionale.

Në një shkrim autorial të botuar në “Epokën e re”, ai ka bërë me dije se partia e Albin Kurti në zgjedhjet e 9 shkurtit do të fitojë 35 për qind të votave.

Sipas tij, PDK-ja dhe LDK-ja do të jenë shumë afër njëra tjetrës.

Ai ka vlerësuar se dy partitë opozitare mund të t’i fitojnë deri në 22 për qind të votave.

Votat: LV-ja: 30-35 për qind, kurse LDK-ja dhe PDK-ja jo nën 21 – 22 për qind. AAK – NISMA do të sillet midis 8.5 – 9.5 për qind. Kjo përqindje varet nga lista e propozuar për deputetë, nëse riciklohen kuadrot e vjetra partiake, të parapaguara për poste dhe pushtet, përqindja ulet. Si shembull e marr PDK-në. Nëse nuk e vendosë në 10 e parë Përparim Grudën, nënkupton se nuk respekton dhe vlerëson vlerat që e bënë diferencën në fushën e drejtësisë dhe demokracisë. Kjo vlen edhe për LDK-në. Por, me një siguri mbi 90 për qind e them se listat do të jenë riciklim i zgjedhjeve paraprake. Këtu LV-ja krijon epërsi. Të rrojmë, të mbijetojmë deri në atë kohë e të shohim!”, ka shkruar Shala.