Lajme

Shala: Me Ligjin për pronat publike, Zyra e Kryeministrit përvetësoi kompetencat për menaxhimin e pyjeve nga Ministria e Bujqësisë dhe Agjencia e Pyjeve

By GAZETA SCANNER 1

October 30, 2024

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ferat Shala, ka thënë  me Ligjin për Pronat Publike të nëntorit 2023, Zyra e Kryeministrit ka përvetësuar kompetencat për menaxhimin e pyjeve nga Ministria e Bujqësisë dhe Agjencia e Pyjeve, që u takonin sipas Ligjit për Pyjet të prillit 2023.

Ai ka vlerësuar se një gjë e tillë është absurde, ku brenda shtatë muajsh këto dy ligje janë në konflikt me njëra-tjetrën.

“Me Ligjin për Pronat Publike të nëntorit 2023, Zyra e Kryeministrit përvetëson kompetencat për menaxhimin e pyjeve nga Ministria e Bujqësisë dhe Agjencia e Pyjeve, që u takonin sipas Ligjit për Pyjet të prillit 2023. Kjo jo vetëm se është absurde, duke miratuar brenda shtatë muajsh dy ligje në konflikt me njëri-tjetrin, por është edhe e rrezikshme sepse shpërfaq tendencën për centralizimin e kompetencave në Zyrën e Kryeministrit”, ka shkruar Shala në Facebook.