Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së me numrin 16, Ferat Shala ka thënë se “më 9 shkurt, lista jonë do të jetë listë fituese dhe fryma e fitores po ndihet gjithandej Kosovës”.
Këtë deklaratë, Shala e ka dhënë pas vizitës në familjen Ademaj në Shtime.
“Bashkëbisedim përmbajtësor e miqësor për një Kosovë më të mirë në konakun e familjes Ademaj në Shtime. Kjo familje atdhetare, që i dha shumë edhe luftës sonë çlirimtare, edhe sot është përkrahëse e forcës që sjell ndryshime rrënjësore në këtë vend – Partisë Demokratike të Kosovës. Një ekonomi më e fortë, me vende të reja pune, paga dinjitoze, me biznese që përkrahen nga shteti, me taksa më të ulëta, dhe më shumë investime kapitale, janë shtyllat e programit dhe angazhimit të Qeverisë që do ta drejtojë Bedri Hamza. Më 9 shkurt, lista jonë do të jetë listë fituese dhe fryma e fitores po ndihet gjithandej Kosovës. #feratshala16 #PDK131”, ka shkruar Shala në Facebook.