Lajme

Shala kritikon pushtetin: Menaxhmenti i KEK-ut krejtësisht politik e joprofesional

By GAZETA SCANNER 1

November 08, 2024

Ferat Shala, deputet i PDK-së, është goxha kritikues i Qeverisë së Kosovës, që udhëhiqet nga kryeministri Albin Kutit.

Shala, që është edhe kryetar i Komisionit për Ekonomi të Kuvendit të Kosovës, ka pasur kritika në lidhje me menaxhimin e KEK-ut.

Sipas Shalës, menaxhmeti i KEK-ut është joprofesional.

“Me theks të veçantë në Korporatën Energjetike kemi pasur dhe kemi aktualisht një menaxhment krejtësisht politik e jo profesional ku pjesa dërrmuese udhëhiqen nga ushtrues detyre’’ – tha Shala, transmeton FrontOnline.