Lajme

Shala i PDK-së: Qeveria e Albin Kurtit ka dështuar në të gjitha projektet infrastrukturore

By GAZETA SCANNER 1

May 26, 2024

Deputeti i partisë më të madhe opozitare, PDK-së, Ferat Shala ka theksuar se qeveria e drejtuar nga Albin Kurti ka dështuar në të gjitha projektet infrastukturore.

“Projektet infrastrukturore, rrugët regjionale, nacionale, siç është ajo, Prishtinë-Mitrovicë, Besian-Prishtinë, Prishtinë –Gjilan, Prishtinë-Pejë, kanë deshtuar totalishtë tashti është mandati i fundit, fatëkeqësisht në përfundim dhe rrugët janë në fazën fillestare me një ngecje të pa arsyshme dhe me një dinamikë, të reazlimit të tyre të ngadalët. Dështimet janë të dukshëmshme qytetarët tashmë i shohin. Kjo Qeveri ka dështuar, në gjithë aspketin ekonomik dhe infrastrukturor, të premtuar, ka dështuar fondi sovranë, mbyllja e AKPS-ë , ka deshtuar në investimë të jashtme, në sektorin e energjisë, sektorin e meinierave,tashë e dy vjetë jemi pa bord të rregullatorit KPMN-së, Trepça para falmentimit, ka dështuar,ne reformën në arsim”, tha Ferat Shala.

Madje, Shala për “Expose” thotë kjo Qeveri është e mbuluar me afera korruptive.

“Kjo Qeveri ka dështuar në sektorin e drejtësisë në luftën kundër korrupcionit, është e mbuluar me afera korruptive, siç është rasti me energjië, me rezerva shtëtërore, me ambalzhusë të ujit, me çështje të aferave të libritë, e kështu më radhë”, tha Shala.

“Dështimët më të mëdha kapitale janë veqanarishtë në infrastrukturë, të cilat parimishtë e dinamizojnë, e gjërsishtë e dëmtojnë çështjen e neglizhencës çështjen e kohës, sigurisë rrugore. Kryesisht projektet infrastrukturore janë përcjell me afera të dyshimta korruptive siç është rasti, i fundit që nga mediat është publike, që nivelet e larta të qeverisë po intervistohen, për korrupcion, zv, ministri i infrastrukutorës, dhe minisatrat tjerë, të kësaj qeverie”, tha Shala.

Tutje, Shala shton se shkalla e lartë e korrupsionit është pasqyruar edhe në raportin e DASH-it.

“Krejtësisht Qeveria me shkallë të lartë te korrupcionit të cilta jane pasqyruar dhe me raportin e departameneti Amerikan të shetit dhe institucioneve të tjera kredibile ndërkombëtare, për shkallë të lartë të korrupcionit në Qeveri”, tha Shala për “Expose”.