Lajme

Shala i PDK-së: Ndërmarrjet publike nuk mbahen me masa të dhunshme

By GAZETA SCANNER 1

August 19, 2024

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ferat Shala, ka reaguar në lidhje me zhvillimet e fundit në ndërmarrjet publike.

Duke akuzuar qeverinë Kurti për keqmenaxhimin e këtyre ndërmarrjeve, Shala ka thënë se ato nuk mbahen me masa të dhunshme.

“Si menaxhohen dhe sa janë ‘të suksesshme’ politikat e Qeverisë Kurti, kemi shembujt: KEK, Trepçën dhe RTK-në. Me masa të dhunshme dhe me kuadro politike, këto ndërmarrje nuk mbahen. Gabim me pasoja të mëdha, koha e ka dëshmuar këtë!”, ka shkruar Shala në “Facebook”.