Deputeti i PDK-së, Ferat Shala, ka thënë sot se Forca e Sigurisë së Kosovës është simbol i krenarisë dhe dinjitetit të Republikës së Kosovës, raporton Scanner.
Ai këto komente i ka bërë në Ditën e Forcës, duke shtuar se me profesionalizmin e saj, FSK-ja është shembull i gjallë i zhvillimeve pozitive dhe përparimit në Kosovën e lirë dhe të pavarur.
Postimi i plotë:
Forca e Sigurisë së Kosovës është simbol i krenarisë dhe dinjitetit të Republikës së Kosovës. Me profesionalizmin e saj, FSK-ja është shembull i gjallë i zhvillimeve pozitive dhe përparimit në Kosovën e lirë dhe të pavarur.
Njëkohësisht, Forca e Sigurisë është bartësja krenare e flamurit të trashëgimisë sublime të UÇK-së dhe TMK-së. Prandaj, duke pasur rrënjë të shëndosha, FSK-ja po rritet si një lis i fortë dhe i pathyeshëm.
Urime për Ditën e Forcës! 🇽🇰
https://www.facebook.com/share/p/18LCeXsp2W/