Lajme

Shala: Faton Hajrizi ka qenë i njohur për arratisje, dikush duhet të marrë përgjegjësi

By GAZETA SCANNER 1

July 12, 2024

Ish-kryetar i Gjykatës së Apelit, Hasan Shala, ka thënë se Faton Hajrizi i cili u arratis së fundmi nga Burgu i Smrekonicës, nuk është dashtë të dërgohet në atë qendër.

Ai, në “Five” të TV Dukagjinit, u shpreh se të gjithë e kanë ditur të kaluarën e Faton Hajrizit dhe se dikush duhet të japë përgjejgësi për arratisjen e tij.

“Secili i ka specifikat e veta. Sa i përket Fatonit, që është arratis nga shërbimi korrektues, këtu ka të meta brenda shërbimit korrektues, Fatoni ka qenë i njohur për të ikur, diku 8 apo 9 herë. Një peron që ka kaq bagazh të madh për arratisje, me caktu në shërbimin korrektues të hapur është pikëpyetje, pa marrë parasysh që ka pasur përmirësime, shumë në rregull, por një person ik 8 herë, kryen veprime penale”, tha ai.