Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ferat Shala, ka bërë me dije se së bashku me anëtarët e Kryesisë së kësaj partie, Përparim Gruda, ka qëndruar në mesin e bashkëluftëtarëve në Vushtrri.
Shala ka thënë se “bashkë, me vlera, vizion dhe përkushtim, do të vazhdojmë të forcojmë themelet e qëndrueshme të zhvillimit dhe progresit”.
“Sonte në Vushtrri, së bashku me Përparim Grudën, në mesin e miqve, bashkëluftëtarëve dhe bashkëpartiakëve, për të diskutuar rrugën tonë të përbashkët drejt një të ardhmeje më të mirë për qytetarët tanë. Bashkë, me vlera, vizion dhe përkushtim, do të vazhdojmë të forcojmë themelet e qëndrueshme të zhvillimit dhe progresit”, ka shkruar Shala në Facebook.