Rozë

Shakira pranon se i ka ndryshuar zëri dhe arsyeja duket e pabesueshme

By GAZETA SCANNER 1

April 09, 2024

Shtatzënia shpesh mund të rrisë madhësinë e këpucëve ose gjoksit, por për yllin e popit latin Shakira, sjellja në jetë e dy djemve të saj, Sasha dhe Milan, shkaktoi një ndryshim trupor që pati mundësinë të ndikojë në karrierën e saj në muzikë.

Këngëtarja e njohur ka folur hapur për të gjitha ndryshimet që i kanë sjellë shtatzënitë, jo vetëm në aspektin familjar apo personal, por edhe në atë profesional. Shakira, ishte e ftuar në emisionin “Hot Ones” në Youtube, teksa foli hapur se zëri i saj ka ndryshuar shumë pasi është bërë nënë.

Kam vënë re se pas shtatzënive, zëri im është bërë më i trashë dhe më i plotë,” shpjegoi ajo,. Artistja kolumbiane është e mendimit se ndoshta të qarat e shumta, pasi është bërë nënë dhe i gjithë rrugëtimi i saj në rritjen e dy djemve kanë ndihmuar në ndryshimin e zërit. “E kam tepruar me të qarat e mia. Jam bërë shumë Shakira për ta thënë më troç,” vijoi ajo.

Shakira, megjithatë, mendoi se ndoshta ndryshimet vokale ishin të duhurat. Ylli i muzikës ka dy djem nga martesa me ish-partnerin, ish-futbollistin Gerard Pique, Milan, 11 vjeç dhe Sasha, 9 vjeçe.