Lajme

Shahini: Diaspora vetëm përmes bankave dërgon mbi 1 miliard euro në vit në Kosovë

By GAZETA SCANNER 1

September 23, 2023

Kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve, Agim Shahini ka thënë se diaspora është infuzion për ekonominë e Kosovës.

Ai në emisionin “Info Nata” në Tëvë 1 tha se vetëm përmes bankave diaspora dërgon 1 miliard e 200 milionë euro, ndërsa në forma tjera dyfishin.

“Diaspora kosovare mbetet kontributdhënësi më i madhe i zhvillimit ekonomik në Kosovë, ku mesatarisht në nivel vjetor përmes bankave ose institucioneve financiare dërgon 1 miliard e 200 milionë euro, kurse forma tjera që investon dhe sjell para të gatshme janë dyfishi dmth 2.5 miliardë euro. Kosova në nivel vjetor merr para kesh dhe kjo është infuzioni më i madhe nga të gjitha vendet në Ballkan që diaspora investon në shtetin e vet.”, ka thënë ai.