Lajme

Shabani i PDK-së: Premtimi i rrugës Prishtinë-Podujevë, larg përfundimit

By GAZETA SCANNER 1

October 02, 2024

Kryetari i Degës së PDK-së në Podujevë, Isak Shabani thotë se Qeveria ka treguar mungesë të përgjegjësisë për mos përfundimin e rrugës Prishtinë-Podujevë.

Ai thotë se premtimi u dha më 2022 por jemi në 2024 dhe rruga është larg përfundimit.

“Qeveria kishte premtuar që kjo rrugë do të përfundonte që në vitin 2022, jemi në 2024, rruga duket larg përfundimit. Kjo tregon mungesë përgjegjësisë dhe planifikimit. Dyshimi im është se ky projekt nuk do të përfundojë brenda afatit të premtuar edhe tani”, u shpreh Shabani.

Shabani thotë se nga kushtet e papërshtatshme të kësaj rruge po humbin edhe bizneset.

“Vonesat e stërzgjatura kanë shkaktuar probleme të mëdha infrastrukturore, duke përfshirë dëmtime të vazhdueshme të automjeteve, bizneset lokale po vuajnë nga humbje të ndjeshme për shkak të qasjes së vështirë dhe kushteve të papërshtatshme të rrugës”, thotë Shabani për FrontOnline.