Ballina

Shaban Gogaj dënohet me 7 vite e 6 muaj burgim për vrasjen e Agonis Tetajt

By GAZETA SCANNER 1

March 15, 2024

Shaban Gogaj është dënuar me 7 vite e 6 muaj burgim për vrasjen e Agonis Tetaj në vitin 2018.

Në Gjykatën Themelore të Pejës ai është shpallur fajtor për vrasje nga pakujdesia dhe për mbajtje në pronësi, kontroll, posedim të paautorizuar të armëve.

“I akuzuari, Shaban Gogaj dhe i akuzuari Isuf Cacaj janë fajtor. I akuzuari Shaban Gogaj është fajtor për veprën penale nga pakujdesia dhe mbajtja në pronësi, kontroll, posedim të pautorizuar të armëve.

I akuzuari Cacaj fajtor për veprën penale mbajtja në pronësi, kontroll, posedim të pautorizuar të armëve”, tha kryetarja e trupit gjykues.