BotëLajmest-slider

S’gjen rehati Turqia, pas zjarreve, e godet edhe tërmet i fortë

Pas zjarreve, Turqia është goditur edhe nga tërmeti.

Një tërmet me magnitudë 5,5 shkallë goditi brigjet jugperëndimore të Turqisë në orët e hershme të kësaj të diele.

Autoriteti i Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD) tha se tërmeti goditi qytetin Datça të provincës Mugla në orën 7:31 të mëngjesit sipas kohës lokale, shkruan Anadolu.

Tërmeti ndodhi në një thellësi prej 14,85 kilometrash nën sipërfaqe, thuhet më tej.

Zëvendësministri i Brendshëm turk Ismail Çatakli tha në Twitter se deri tani nuk ka raportime për dëme apo viktima.