Kanë përfunduar 120 minuta në super ndeshjen mes Romës dhe Sevilla, e vlefshme për finalen e madhe të UEFA Europa League dhe skuadra e Sevillas është shpallur kampion i sezonit 2022/23.
Në ndeshjen që u zhvillua në stadiumin “Puskas Arena” në Hungari, dy skuadrat shkuan në vazhdime me nga 15 minuta, pasi rezultati në dy pjesët ishte 1 me 1.
Ishin italianët që fillimisht shënuan për 1 me 0 me anë të Paulo Dybala në minutën e 35-të.
Në pjesën e dytë, Gianluca Mancini shënoi një autogol për t’i dhënë barazimin skuadrës spanjolle në 1 me 1.
Dy ekipet nuk arritën të shënonin gola gjatë 30 minutave të vazhdimeve. Kështu ndeshja shkoi në penallti dhe e fitoi skuadra spanjolle, Sevilla.