Lajme

Sërish të shtëna armësh në një aktivitet të Trumpit, kësaj here në Florida

By GAZETA SCANNER 1

September 15, 2024

Të shtëna armësh janë dëgjuar sërish në një aktivitet të kandidatit presidencial republikan, Donald Trump, i cili këtë herë po qëndronte në Florida.

Ekipi i Fushatës së tij elektorale, sipas mediave ndërkombëtare, tha se Donald Trump është i sigurt.

Mbi këtë raportim, nga fushata nuk dhanë ende detaje shtesë.

Ngjarja vjen afërsisht dy muaj pasi kandidati republikan për president u qëllua gjatë një atentati në një tubim në Pensilvani.