Rozë

Seriali ku luan aktorja shqiptare tani po transmetohet edhe në Spanjë

By GAZETA SCANNER 1

October 15, 2023

Arbnora Ademaj ka arritur shumë lehtë të depertojë në botën e kinematografisë turke dhe të markojë emrin e saj si aktore shumë e kërkuar.

Madje, seriali i saj “Kirik Hayatlar” ka thyer kufinjtë duke u transmetuar edhe në Spanjë.

Patjetër që Arbnora është shumë e lumtur për këtë sukses.

“Sa e lumtur kur sheh serialin nëpër të gjitha shtetet e botës. Tani edhe në Spanjë” ka shkruar ajo duke ndarë video të një skene te serialit i cili në Spanjë po transmetohet i dubluar.