Lajme

Serbia “tërbohet” pasi eurodeputeti kroat u zgjodh Raportues për Serbinë në Parlamentin Evropian

By GAZETA SCANNER 1

October 22, 2024

Krerët e Serbisë kanë bërë reagime të ashpra pas zgjedhjes së Tonino Picula si raportues në Parlamentn Evropian për Serbinë.

Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve rreth emërimit të Picula, Aleksandër Vuçiq sipas “Kosovo Online” ka thënë se “nuk është në nxitim të komentojë”.

“Do të punojmë dhe do të flasim me të, por e kuptuam mesazhin e Parlamentit Evropian shumë mirë.”

Kryetarja e Parlamentit të Serbisë, Ana Bërnabiq ka pasur një reagim të ngjajshëm po ashtu:

“Epo, bravo juve! Kuptuam gjithçka”.

Zëvendëskryeministri i Serbisë, Aleksandër Vulin ka ngritur pretendime:

“Emërimi i Tonino Picula si raportues në Parlamentin Evropian për Serbinë dhe të presësh që ai të jepë objektiv, është sit ë preshësh Qeverinë Kroate që të kërkojë falje për krimet e kryera kundër serbëve”.

Picula është njohës i madh i rajonit dhe kritik tonik i regjimit serb.

Në veçanti në radarin e Picula-s vitet e fundit kanë qenë ndërhyrjet e Serbisë në dëme shtetërore të Bosnje-Hercegovinës, Malit të Zi dhe Kosovës.

Në panumër intervista me shkrim dhe paraqitje televizive, ai ka dekonstruktuar fije-për-pe taktikat që shteti serb përdor për të minuar prej së brenda funksionalitetin e shteteve të rajonti përmes akterëve destabilizues.

Picula ka qenë edhe hartues i disa rezolutave në Parlamentin Evropian ku janë dënuar veprimet serbe në dëm të rajonit dhe të demokracisë, lirive dhe të drejtave të serbëve në Serbi.