Kulturë

Serbia e ndaloi shfaqjen e dy filmave shqip në Preshevë e Bujanoc, jepen në Kosovë

By GAZETA SCANNER 1

August 08, 2023

Kohë më parë, Serbia i ndaloi shfaqjen e dy filmave shqip, që titulloheshin “I pabesi” dhe “Heshtja vret”, të cilat parashiheshin të shfaqeshin në Preshevë dhe Bujanoc.

E pas ndalimit nga Serbia, këta dy filma janë shfaqur në Kosovës.

Në shfaqjen e tyre ishte prezent edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Në lidhje me këtë temë, ka shkruar ministri i Kulturës, Hajrullah Çeku.

“Në një vend demokratik, shprehja krijuese nuk njeh kufij.

Anipse Serbia ndaloi shfaqjen e filmave “I pabesi” dhe “Heshtja vret” në Preshevë e Bujanoc, premierën e organizuam në Prishtinë e bashkë me qytetarë ndoqëm rrëfimet që shpaloseshin nga kasta e aktorëve.

Qeveria e Kosovës për Luginën, kulturën dhe trashëgiminë shqiptar”, ka shkruar Çeku.