Botë

Serbia do ta ruaj neutralitetin ushtarak, thotë Vuqiç

Pas bisedimeve me ministren franceze të Mbrojtjes, Florans Parley, presidenti serb Aleksandër Vuqiç, tha se Serbia do të ruajë neutralitetin ushtarak, por njëkohësisht do të zhvillojë marrëdhënie më të mira me Parisin.

“Franca do të marrë pjesë në një stërvitje të madhe ushtarake në Serbi në qershor, e cila do ta zgjerojë perspektivën e njerëzve tanë”, tha Vuqiç, duke shtuar se Serbia do të paguan të hënën e ardhshme këstin e parë për raketat franceze Mistral.

“Ne bashkëpunojmë mirë me Francën në misionet ndërkombëtare, dhe jemi të gatshëm të marrim pjesë edhe në misione bilaterale. Ne jemi të interesuar për produktet e industrisë ushtarake franceze. Ne jemi mirënjohës për mbështetjen e Francës në rrugën tonë evropiane. Ne nuk marrim pjesë në një fushatë të orkestruar kundër presidentit francez Emanuel Macron, të cilin e konsiderojmë mikun tonë të sinqertë. Ne i besojmë atij dhe mendojmë se ai do të kujdeset për interesat serbe,” tha Vuçiç.

Ai vlerësoi se bashkëpunimi ekonomik është i mirë dhe përmendi faktin se më shumë se 11,000 njerëz punojnë në ndërmarrjet franceze që operojnë në Serbi.