Lajme

Serbët e Kosovës me pasaportë të Serbisë lëvizin lirshëm në BE, Qeveria: Vendi ynë s’i njeh ato

By GAZETA SCANNER 1

September 22, 2024

Këshilli Evropian më 18 shtator në Strasburg të Francës përfundimisht hoqi vizat për serbët që jetojnë në Kosovë ndonëse posedojnë pasaporta të Serbisë. Nënshkrimi i këtij dekreti u bë nga kryetarja e parlamentit evropian, Roberta Metzola dhe ministri i Çështjeve Evropiane të Hungarisë, Janos Boka. Klisman Kadiu nga qeveria e Kosovës tha por Tëvë1 se këto pasaporta nuk njihen në Kosovë dhe se qëndrimet e tyre nuk kanë ndryshuar karshi këtij vendimi. Serbët në veri thanë se nuk posedojnë pasaportë të Kosovës e as të Serbisë ndërsa pati  edhe nga ta që nuk komentuan. Gazetari serb Branislav Krstiq tha se ky vendim nuk shkel sovranitetin e Kosovës.

Zyrtarisht qytetarët kosovar të nacionalitetit serb që jetojnë në Kosovë, mund të udhëtojnë drejtë BE-se edhe me pasaporta të Serbisë.

Nga qeveria e Kosovës për Tëvë1 kanë thënë se nuk kanë ndryshuar asnjë qëndrim të mëhershëm karshi këtij vendimi të BE-së, meqë sipas tyre, pasaportat e lëshuara nga e ashtuquajtura qendra koordinuese në Serbi, janë të papranueshme në Kosovë.

“Nuk ka ndryshuar asgjë nga qëndrimet e mëparshme që ne i kemi shprehur rreth çështjes, pra ato pasaporta nuk njihen” , tha këshilltari i zëvendëskryeministri, Klisman Kadiu.

Qytetarët serbë në veri hezituan të flasin para kamerës.

Një qytetare mbrapa kamerës i tha televizionit se nuk posedon asnjërën nga pasaportat.

“As në serbisht, as në tuajën Nuk kam pasaportë, as nuk më intereson pasaporta. Nuk do ta marr, as për jashtë, Nuk më intereson kjo. Më kupton? Me vite jetoj këtu, kurrë nuk kam shkuar askund nuk më duhet për askund”, tha një qytetare.

Dikush nuk deshi të komentojë.

“Nuk jap komente, nëse fikni kamerën, mund të tregoj gjithçka, kështu jo, nuk bën”, tha një qytetar.

E shqiptarët kanë mendim ndryshe dhe konsiderojnë se duhet të përdoret vetëm pasaporta e Kosovës.

“Po kjo është e dëmshme për Kosovën, për arsyeje se Kosova i ka pasaportat e vet,  i ka Republika e Kosovës, e cfarë ju duhet atyne kur janë shtetas të Kosovës, e këta po shkojnë me i pas dy nënshtetësi, por dy pasaporta nuk duhet me i pas”, tha një tjetër qytetar.

Gazetari serb nga veriu, Branislav Krstiq e sheh këtë vendim si dënim ndaj Republikës së Kosovës pas veprimeve të qeverisë në Veri, e sipas tij, ka të bëjë edhe me marrëveshjen Prishtinë-Bruksel.

“ Jam i sigurt që sovraniteti nuk është prekur aspak, sepse ne e dimë se marrëveshja e Brukselit na mëson se kur vjen Asociacioni edhe sipas Kushtetutës së shtetit të Kosovës, secili qytetar serb ka të drejtën për dy nënshtetësi. Kjo është mas masave të cilat i kemi përfitua gabim Bashkësia Evropiane për eskalimin e situatës në veriun e vendit e kemi këtë shuplakën e dytë dhe ura është shuplaka e tretë për pushtetin ekzekutiv”.

Reagime për mos reflektim nga qeveria ka pasur edhe nga partitë opozitare në vend.