Lajme

Senatorja e Nju Jorkut ka propozuar Rezolutë për të festuar Pavarësinë e Kosovës

By GAZETA SCANNER 1

February 13, 2024

Senatorja e shtetit të Nju Jorkut Jessica Scarcella-Spanton, ka bërë të ditur se ka propozuar një Rezolutë për të përkujtuar Ditën e Pavarësisë së Kosovës.

Scarcella-Sptanton ka thënë se kjo është një dëshmi e qëndrueshmërisë dhe vendosmërisë së popullit të Kosovës që të tejkalojë sfida që çojnë drejt një momenti si ky kur do të festohet dita e pavarësisë.

I'm deeply honored to sponsor this resolution in the State Senate commemorating Kosovo's Independence Day. It's a testament to the remarkable resilience and determination of the Kosovar people, who have overcome numerous challenges all leading us to this occasion. pic.twitter.com/sWxRpkBePk

— Senator Jessica Scarcella-Spanton (@NYSenator_JSS) February 13, 2024