Botë

Senati i ShBA-së miraton pako 95-miliardëshe me ndihma për Ukrainën e Izraelin

By GAZETA SCANNER 1

February 13, 2024

Senati i Shteteve të Bashkuara të martën në mëngjes miratoi 95,3 miliardë dollar të pakos për ndihma të jashtme, ku përfshihet asistenca për Ukrainën dhe Izraelin.

Tash “topi” bie në fushën në Dhomës së Përfaqësuesve, ku kryetari i saj, Mike Johnson, i cili vjen nga radhët e Partisë Republikane, e ka kritikuar legjislacionin, raporton televizioni CNN.

Përpos ndihmave për Ukrainën e asistencës së sigurisë për Izraelin, në këtë pako përfshihet edhe asistenca humanitare për civilët në Gaza, Breg Perëndimor e Ukrainë.

Është e paqartë nëse kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve do të organizojë votim të kësaj pakoje dhe shumë republikanë në këtë institucion janë kundër ndihmave të reja për Ukrainën.