Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës ka thënë se qasja e kryeministrit Albin Kurti dhe Presidentes, Vjosa Osmani ndaj situatës në veri, shfaqi haptazi se vendin ynë është në duar të aventurierëve, të padijshmëve dhe politikanëve me agjendë anti-Kosovë.
Selmanaj përmes një postimi në Facebook ka thënë se ne kot kërkojmë nga ta maturi e pragmatizëm, kot kërkojmë qasje racionale.
“Kosova pa zot shtëpie. Situata në veri dhe qasja e binomit Kurti&Osmani, shpërfaqi haptazi se vendi ynë është në duar të aventurierëve, të padijshmëve dhe politikanëve me agjendë anti-Kosovë! Nga ta kot kërkojmë maturi e pragmatizëm, kot kërkojmë qasje racionale, kot kërkojmë të kujdesen për marrëdhëniet me aleatët tanë strategjikë, nga ta kot kërkojmë edhe mbrojtje të interesave kombëtare.” – ka shkruar Selmanaj.
Ai tutje ka thënë se këta nuk dinë dhe janë të formësuar politikisht mbrapsht.
Sipas Selmanaj, këta nuk duhet të rrëzohen nga qeveria dhe udhëheqja e institucioneve publike, por duhet larguar përgjithmonë nga politika.
“Kot sepse këta nuk dijnë dhe janë të formësuar politikisht mbrapsht. Kur padituria dhe agjenda e mbrapsht bëhen bashkë, atëherë rezultati është i tmerrshëm dhe me pasoja shumë të rënda për vendin. Të tillët, jo që duhet rrëzuar nga qeveria dhe udhëheqja e institucioneve publike, por duhet larguar përgjithmonë nga politika. Po i lam të vazhdojnë, do na mallkoj historia dhe gjeneratat pas nesh!” – ka përfunduar ai.