Lajme

Selmanaj pas publikimit të bisedës Kusari-Lila – Radojiçiq: Lëvizja politike që tradhton qytetarët

By GAZETA SCANNER 1

June 03, 2024

Deputeti i LDK-së Driton Selmanaj, ka reaguar pas publikimit në Nacionale, të bisedës ndërmjet Shefes së Grupit Paralamentar të VV-së Mimoza Kusari e Kryetrerroisitt Milan Radojiçiq.

Sipas Selmanajt, kjo është Lëvizja që tradhëton qytetarët dhe votuesit të saj.

Postimi i plotë:

Alo “Zemljake”.

Albin Kurti – E përkujton me respekt dhe i thurr lavde ish-kryeministrit të Serbisë, Zoran Gjingjiq.

– E përkujton dhe gati sa nuk e shpallë hero kombëtarë kriminelin e luftës Oliver Ivanoviq.

Sot na u vërtetua se shefja e grupit të tij parlamentar Mimoza Kusari – Lila, paska biseduar me Milan Radojçiqin, në kohën kur ishte i dyshuar për krime dhe ishte në listën e zezë të SHBA-ve.

Kjo është Lëvizja politike që mashtron dhe tradhton qytetarët dhe votuesit e tyre!

Ky është Albin Kurti i vërtet!

Kjo është Mimoza Kusari – Lila!