Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj ka hedhur disa dyshime midis marrëdhënies mes ambasadorit Martin Berishaj dhe Kryeministrit Albin Kurti.
Selmanaj përmes një postimi në Faceboo tha se në mediat sllovene e ato kroate flitet se fushata elektorale e Albin Kurtit është financuar nga paratë e kompanisë sllovene “GEN” me filialet e saja në Beograd, Sarajevë e Tiranë, përmes Ambasadorit Berishaj.
“Përkundër që vendet mike i kanë hy një hetimi dhe hulumtimi mbi këtë aferë ballkanike, Presidentja dhe Kryeministri sillen sikur nuk po ndodh asgjë. Mos u befasoni kur ta kuptoni se këta që shiten si ç’kapësit e shtetit janë pikërisht ngulfatësit e egër të saj’’, ka shkruar Selmanaj.
Postimi i plotë:
Herë mediet sllovene e herë ato kroate në ballinat e tyre e kanë ambasadorin Martin Berishaj dhe Kryeministrin Albin Kurti. Jo për ndonjë lajm të mirë, por aty hidhen dyshime se përmes ambasadorit Berishaj, është financuar fushata elektorale e Albin Kurtit, nga paratë e kompanisë sllovene “GEN” me filialet e saja në Beograd, Sarajevë e Tiranë.
Përkundër që vendet mike i kanë hy një hetimi dhe hulumtimi mbi këtë aferë ballkanike, Presidentja dhe Kryeministri sillen sikur nuk po ndodh asgjë.
Mos u befasoni kur ta kuptoni se këta që shiten si ç’kapësit e shtetit janë pikërisht ngulfatësit e egër të saj!