Lajme

Selmanaj: Kjo legjislaturë, është një nga legjislaturat më jo produktive

By GAZETA SCANNER 1

October 04, 2024

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj, ka deklaruar se legjislatura e tanishme, është legjislatura më pak produktive në historinë e parlamentarizmit në Kosovë.

Selmanaj te “DPT te Fidani” ka deklaruar se shkak i kësaj, shumë ligje janë rrëzuar, pyetjet nuk janë dëgjuar, e gjëra të tjera me radhë.

Kuvendi nuk është se është jofunksional, ose që nuk ka efikasitet ditëve të fundit, unë mendoj se e gjithë kjo legjislaturë ka qenë joefikase. Nuk ka arritur Kuvendi ta kryejë mandatin e tij kushtetues.”

“Kemi miratuar ligje me një numër ndoshta më të madhin në histori të parlamentarizmit, por janë rrëzuar nga Gjykata Kushtetuese. Pyetjet parlamentare humbin kuptimin, sepse pret me muaj e ministri përkatës nuk vjen dhe nuk përgjigjet”. – ka thënë Selmanaj.

“Pra unë mendoj se kjo legjislaturë, është një nga legjislaturat është ajo më jo produktive në krejt historinë e parlamentarizmit në Kosovë.” – përfundoi ai.