Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj, ka kritikuar ashpër VV-në dhe Listën ‘Guxo’, duke i cilësuar këto dyja si ‘‘shumicë parlamentare për faqe të zezë’
Ai ka thënë edhe se kjo shumica do të mbahet mend për mediokritet dhe sharlatanizëm institucional.
‘‘Lvv&guxo- shumicë parlamentare për faqe të zezë!
Vetëm në seancën e sotme, punësuan gra e nipa në ndërmarrje publike, votuan projektligje kundër kushtetuese dhe demoluan procedurat e ligjbërjes, duke mos i lejuar deputetët të parashtrojnë amendamente, sepse nuk i lanë kohë më shumë se 1 minutë secilit komision të përhershëm.
Demolim i parlamentarizmit, demolim i demokracisë, shumicë parlamentare që do mbahet mend gjatë për mediokritet dhe sharllatanizëm institucional. TURP!’’, ka shkruar ai.