Lajme

Selimi: VV-ja po duket lodhtë, Kurtit ia merr mendja që është i vetëmjaftueshëm

By GAZETA SCANNER 1

October 30, 2024

 

Petrit Selimi, analist, ka komentuar partinë në pushtet, Lëvizjen Vetëvendosje. Më saktë, Selimi ka komentuar pjesëmarrjen e eksponentëve të VV-së në media.

Sipas Selimit, krejt “paraqitjet mediale të partisë në pushtet janë reduktuar” në deputetët e VV-së, Mefail Bajqinovci dhe Dimal Basha.

“Eee… ku janë ministrja e arsimit? Ajo e tregtisë? Ekonomise? Ministrja e drejtësisë pastaj? Krejt paraqitjet mediale të partisë në pushtet janë reduktuar në Mefën e Dimal Bashën. Kurtit ja merr menja që është i vetemjaftueshem po s’eshte rendi me rikriju 2021. VV po duket lodht” – ka shkruar Selimi.