Lajme

Selimi: Radojiçiqi po i ndihmon Vuçiqit që fushatë

By GAZETA SCANNER 1

November 25, 2023

Petrit Selimi, ish-zëvendësministër i Punëve të Jashtme, ka shkruar një status në rrjetin social “X”, ku ka komentuar zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare në Serbi, që do të mbahen më 17 dhjetor.

Në fakt, Selimi ka shkruar një gjë interesante. Sipas tij, Milan Radojiçiqi, njeriu që udhëhoqi sulmin e armatosur në Banjskë të Zveçanit më 24 shtator, është duke i ndihmuar Aleksandar Vuçiqit, president i Serbisë, në fushatën zgjedhore.

“Radoiqiçi doli në televizion duke pranuar udhëheqjen e tij në vrasjen dhe u lirua me kusht. Ai tani po ndihmon fushatën zgjedhore të Vuçiqit dhe me sa duket ka rrahur dy liderë serbë të veriut për marrëveshje dhe tenderë të pistë. Fakti që Kosova është i sanksionuar dhe Serbia jo, është i turpshëm.” – shkroi ai.

Presumably West is waiting for end of Serbian elections to publish findings from Banjskë attack. These findings will undoubtedly point at Serbia as culprit of using armed terrorist forces. Facts are overwhelming. Radoicic is walking free after admitting murder of Kosovo officer.

— Petrit Selimi (@Petrit) November 24, 2023