Lajme

Selimi përkujton Mujë Krasniqin: Brezat duhet ta dinë se ku i ka rrënjët liria

Deputeti i Kuvendit të Kosovës dhe ish-eprori i lartë i UÇK-së, Rexhep Selimi, e ka përkujtuar shokun e tij, Mujë Krasniqin, me rastin e 20-vjetorit të rënies heroike të tij.

Selimi së bashku me djalin e tij, kanë qëndruar në vendin ku ka rënë komandant “Kapuçi” dhe 40 bashkëluftëtarët e tij.

Me këtë rast, Selimi, ka thënë se brezat duhet ta dinë se ku i ka rrënjët liria.

“Aty ku ata ranë, gjaku i tyre mbetet gjithmone i freskët. Brezat le ta dijnë ku i ka rrënjët liria dhe gjallimi i kombit shqiptar. Sot 21 vite pas, aty në vendin e rënies dhe përjetsimit, kujtojmë Komandant Mujë Krasniqin me bashkëluftëtarë. Rroftë ideali dhe porosia e tyre!”, ka shkruar Selimi në Instagram.