Lajmest-slider

Selimi: Në Tiranë nuk mungoi vetëm Kosova, por edhe Shqipëria

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, ka komentuar takimin e sotëm në Tiranë, që është mbajtur për Mmini-shengenin ballkanik.

Ai ka theksuar se në tavolinë e këtij takimi nuk ka munguar vetëm Kosova, por edhe Shqipëria.

“Në këtë tavolinë, nuk është se mungon vetëm Kosova, aty mungon edhe Shqipëria.  Interesat e shqiptarëve nuk përfaqësohen nga asnjëri nga këta të katër”, ka shkruar Selimi në llogarinë e vet në “Instagram”.

Kryeministri shqiptar, Edi Rama është akuzuar për deklaratat e tij për liderët kosovarë pas refuzimit të pjesëmarrjes në këtë Samitin e Tiranës

Gjatë ditës së sotme, Rama i ka pasur disa polemika të ashpra me homologun e tij në Prishtinë, Ramush Haradinajn.