Lajme

Sekuestrohet një armë zjarri në Vushtrri

Sonte rreth orës 21:00 njësitet policore në Vushtrri kanë sekuestruar një armë zjarri.

Policia e Kosovës ka njoftuar se sekuestrimi i armës është realizuar në rrugën ’’Ismail Qemaili’’ në Vushtrri, në kohën kur njësia policore po realizonte një pikë kontrolli.

Gjatë kontrollit të detajuar brenda veturës tek i dyshuari-pasagjer është gjetur dhe sekuestruar një Pistoletë me gjashtë fishek, për të cilën i dyshuari nuk posedonte leje për armë.

“Lidhur me rastin është intervistuar i dyshuari, ndërsa pas intervistimit me urdhër të prokurorit të rastit i dyshuari është ë liruar në procedurë të rregullt dhe ndaj tij është iniciuar rast për veprën penale ,,Mbajtje ne pronësi, posedim dhe kontroll të paautorizuar të armëve’’, thuhet në njoftimin e policisë.