Policia e Kosovës në raportin njëzet e katër orësh ka njoftuar se në fshatin Banjskë të Zveçanit – ku para një viti pati sulm paraushtarak serb – është sekuestruar një arm zjarri.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull/k, pasi që gjatë kontrollit në shtëpinë e tij është gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri Karabinë e kalibrit 7.9 mm”, thuhet në njoftim.
Policia e Kosovës që nga rasti i Banjskës ka arritur të kap sasi të mëdha armatimesh që dyshohet të jenë të lidhura me grupin paraushtarak të Milan Radojçiqit.