Lajme

Sekuestrohet një armë dhe disa fishekë në hapësira të QKUK-së

By GAZETA SCANNER 1

August 09, 2023

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka sekuestruar një revole dhe shtatë fishekë nga një person në hapësirat e Qendrës Klinike dhe Universitare të Kosovës.

Sipas policisë, i arrestuari është një 42-vjeçar me inicialet E.H, ndaj të cilit Policia ka inicuar hetim në drejtim të veprës penale “Mbajtja në pronësi kontroll ose posedim të pa autorizuar të armës”.

“Prishtinë 09 gusht 2023 – Sot rreth orës 16:30, Policia e rajonit të Prishtinës respektivisht zyrtarët e njësisë për reagim të shpejtë, kanë arritur të gjejnë dhe të sekuestrojnë; Një revole të tipit VZOR70, të kalibrit 7.65mm, si dhe Shtatë copë fishekë. Sekuestrimi rezultoi pas ndalimit dhe kontrollit të detajuar që i’ u bë një të dyshuari në hapësirat e QKUK-së, në Prishtinë”, thuhet në njoftim.

Postimi iplotë:

Sekuestrohet një armë zjarri – arrestohet i dyshuari

Prishtinë 09 gusht 2023 – Sot rreth orës 16:30, Policia e rajonit të Prishtinës respektivisht zyrtarët e njësisë për reagim të shpejtë, kanë arritur të gjejnë dhe të sekuestrojnë;

• Një revole të tipit VZOR70, të kalibrit 7.65mm, si dhe

• Shtatë copë fishekë.

Sekuestrimi rezultoi pas ndalimit dhe kontrollit të detajuar që i’ u bë një të dyshuari në hapësirat e QKUK-së, në Prishtinë.

Ndaj të dyshuarit;

• ​E. H, mashkull, 42 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, me rekomandimin e prokurorit të shtetit, policia inicioi një hetim në drejtim të veprës penale “Mbajtja në pronësi kontroll ose posedim të pa autorizuar të armës”, dhe me aktvendim mbi ndalimin e personit të dyshuar të nxjerrë nga ana e prokurorit të shtetit i dyshuari u dërgua në qendrën e mbajtjes prej 48 orësh.