Ballina

Sekretari i EFJ-së i bën thirrje bordit të RTK-së të mos votojë kandidatët e politizuar për drejtor

By GAZETA SCANNER 1

January 31, 2023

Sekretari gjeneral i Federatës Evropiane të Gazetarëve, Ricardo Gutierrez, i ka kërkuar sot bordit të RTK-së që të mos zgjedh drejtor të televizionit kandidatët me lidhje të ngushta me politikën.

Bordi i RTK-së sot vendos se kë e zgjedh drejtor të televizionit, ndërkaq komisioni vlerësues e ka poentuar më së shumti Gërvallën, që është mbështetes i partisë në pushtet dhe i afërt me zyrtarë të lartë të LV-së.

Duke shërndarë një shkrim të publikuar ditë më parë për këtë konkurs, Gutierrez i ka bërë thirrje bordit që të mos zgjedhin kandidatë me lidhje politike.

“Sot, Bordi i Drejtorëve të transmetuesit publik të Kosovës do të votojë për drejtorin e Televizionit të RTK-së. I bëj thirrje bordit të RTK-së që të mos votojnë kandidatët me lidhje politike dhe me lidhje direkte dhe të afërta me partinë në pushtet, apo me ndonjë parti tjetër politike”, ka shkruar sekretari i EFJ-së.

Ai thotë se menaxhmenti i televizionit publik duhet të mbetët plotësisht i pavarur nga partitë politikë.

“Nëse është e nevojshme, thirrja duhet të rinis, për të gjetur personin më të kualifikuar profesionalisht, që është i pavarur nga fuqia politike”, shkroi Gutierrez.