Ballina

Sekretari Blinken dënon sulmet e djeshme ndaj Policisë së Kosovës

By GAZETA SCANNER 1

September 25, 2023

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka reaguar ashpër për ngjarjen e tmerrshme që ndodhi dje në Banjskë të Zveçanit.

“Sulmet e dhunshme të fundit ndaj Policisë së Kosovës afër Manastirit të Banjskës janë të papranueshme,” – ka thënë z. Antony Blinken.

Sekretari fatkeqësisht nuk e quan “terrorist” sulmin e djeshëm terrorist.

Ai vazhdon tutje duke kërkuar nga të dyja palët, edhe qeveria e Kosovës por edhe Serbia që “të shmangin veprime që mund të ngrisin më tej tensionet”.

Blinken ka kërkuar edhe që palët t’i kthehen dialogut të lehtësuar nga Bashkimi Evropian.

Më i ashpër në reagimin e tij ka qenë kryediplomati evropian Josep Borrell, i cili e kishte quajtur sulm tinëzar terrorist.

The recent violent attacks on the Kosovo Police near the Banjska Monastery are unacceptable. We call on the governments of Kosovo and Serbia to avoid actions which could further inflame tensions and to immediately return to the EU-facilitated Dialogue.

— Secretary Antony Blinken (@SecBlinken) September 25, 2023