Sindikalisti Ali Sefaj, ka kritikuar presidenten, Vjosa Osmani, kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufca dhe kryeministrin, Albin Kurti të cilët nuk shkruan asnjë fjalë për vdekjen e vëllait të Nasim Haradinajt, Agron Haradinajt.
Sefaj ka thënë se Agron Haradinaj ishte i burgosuri politik më i riu në Jugosllavi dhe Kurti-Osmani e Konjuca nuk shkruan asnjë fjalë për vdekjen e tij.
“Veç ta dini se marrja kërkon se ka mbytë!” – ka shkruar ndër të tjera ai.
Shkrimi i tij:
Kallxoni dikush Albin Kurtit, Glauk Konjufcës dhe Vjosa Osmanit, se dje është varrosur më riu i djemve të bacit Smajl dhe i burgosuri politik më i ri në ish Jugosllavi, luftëtari i madh i lirisë Agron Haradinaj.
Qysh si ndatë 5 minuta kohë, mi shkru dy rreshta për Agronin dhe për familjën e tij, qe kanë 40 vjet kontribut për liri dhe pavarësi.
Veç ta dini se marrja kërkon se ka mbytë!