Sindikalisti, Ali Sefaj ka denoncuar prerjen e durnjëve në malet e Gollakut.
Ai ka thënë se derisa ministri i Bujqsisë, Faton Peci është duke dhënë “grante me të njofshë”, malet e Gollakut po prehen pa leje e pa kritere.
“Dikush duhet me dhanë llogari dhe përgjegjësi për këtë shkreterim të Pyjeve!” – ka shkruar ai.
Reagimi i tij:
Derisa Faton Peci është nxanë tu dhanë grante me të njofshem dhe Agjencia e Pyjeve duke u mundu mi shti duartë në parqe kombetare, malet e Gollakut prehen pa leje, pa kriter dhe pa dhimtë si në kanë të Shumadisë se Serbisë.
Nuk i fotografova turrat e druve të paluara, ato janë dhjetra sosh.
Dikush duhet me dhanë llogari dhe përgjegjësi për këtë shkreterim të Pyjeve!