Ballina

Seanca gjyqësore ndaj ish-krerëve të UÇK-së, vazhdon deklarimi i dëshmitares

By GAZETA SCANNER 1

April 12, 2023

Ka filluar seanca gjyqësore ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë, në kuadër të Dhomave të Specializuara.

Seanca sot është vazhdim i seancës së djeshme.

Gjatë ditës së djeshme në këtë gjykatë pati një deklarim të një dëshmitare femër.

Kjo dëshmi sipas njoftimeve të para pritet të zgjasë për katër ditë radhazi.

Në kuadër të Speciales po vazhdon gjykimi ndaj ish-krerëve, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.