Rozë

Së shpejti nuse? Edona James në lidhje dashurie me një burrë nga Maqedonia e Veriut

By GAZETA SCANNER 1

June 03, 2024

Ish-banorja finaliste e edicionit të dytë të Big Brother VIP Kosova, Edona James, ka zbuluar se është në një romancë dashurie.

Gjatë një interviste në një emision televiziv, ajo rrëfeu se tanimë po shijon një lidhje dashurie me një burrë nga Maqedonia e Veriut.

“Po, është e vërtetë që statusi im ka ndryshuar,” u shpreh ajo, për të shtuar pastaj se zemrën i ka rrëmbyer një shqiptar nga Maqedonia.

Edona nuk ka zbuluar detaje të tjera rreth partnerit duke ia respektuar atij privatësinë.