Së paku 49 njerëz janë vrarë si pasojë e një sulmi rus ndaj civilëve në rajonin e Harkivit në Ukrainë, thanë të enjten autoritetet ukrainase.
Ministria e Jashtme e Ukrainës tha në rrjetin social X se Rusia “qëllimisht dhe në mënyrë barbare i sulmoi caqet civile – një kafene dhe një dyqan në fshatin Hroza në rrethinën Kupiansk”.
Në sulm u vranë së paku 49 njerëz, përfshirë një fëmijë, dhe u plagosën gjashtë të tjerë, tha Ministria.