Lajme

“S’e keni ditë që po e desovranizoni vendin” – Matoshi i thotë Mujës së VV-së

By GAZETA SCANNER 1

January 26, 2024

Analisti Halil Matoshi ka vazhduar të hedh kritika ndaj qeverisë në lidhje me Asociacionin.

Matoshi në emisionin Politiko në Kanal ka përmendur draft statutin ku sipas qeveria nuk e ka ditur që në këtë mënyrë po e desovranizon vendin derisa ka theksuar se rendi kushtetues është shkelur.

“Asociacioni ka filluar në momentin kur ju me Elbert Krasniqin keni shpallë atje nënshkrim peticioni sepse zgjedhjet mbahen, asambleistët e krijojnë kuvendin themelues dhe e bëjnë Asocioacionin me desovranizim total të shtetit. Problemi është që Gjykata Kushtetuese me marrëveshjen e 13-tës ka qenë alfa dhe omega me e  vlerësu asociacionin ose mundësinë e devijimit ose mundësinë e rritjes së kompetencave  kurse sot ka thënë nuk është Gjykata Kushtetuese, me draftin e ri të zotërit Kurti thotë por është një përfaqësues Bashkimit Evropian. Kjo është desovranizim zotëri Muja, por ju edhe këtë nuk e keni ditë. Rendin kushtetues dhe ligjor e bën Kosova draft statutin përkatësisht ekipi menaxhues i Asociacionit.”

Këto kritika i ka hedhur poshtë deputeti Muja duke thënë se janë tërësisht të pavërteta.

“Këto janë tërësisht të pavërteta. Ekipi menaxhues  që tha duhet me e  bë, e di se kush është ekipi menaxhues. Është dakordu ekipi menaxhues  në vitin 2015 dhe ka qenë kjo deputetja e Vuçiqit.”

Kjo deklaratë është ndërprerë nën tensione nga Matoshi duke thënë se me këto deklarata Muja po hyn në spekulime.