Lajme

“S’e kam lexu, Toma e ka”: Nëna e Astrit Deharit përgjigjet për ditarin e djalit të saj

By GAZETA SCANNER 1

March 03, 2023

Xhemile Dehari, nëna e Astrit Deharit, tha se nuk e ka lexuar ditarin e djalit të saj të ndjerë, pasi atë e ka avokati Tomë Gashi.

“Jo s’e kam pa ditarin…po nuk e di, as nuk me ka shkuar mendja me të tregu të drejtën me kërku më lexu ditarin, se Toma e ka’’, deklaroi ajo.

Pas kësaj deklarate të shkurtër, ndërhyri avokati Gashi.

“Është bërë ekspertizë edhe për ditar, nga ekspertë që merren me lëmi të psikologjisë, të psikiatrisë, ai ka mbajtur ditar, kopjen e ditarit e kam unë, origjinalin e ka Prokuroria, prokurori i rastit ku del në bazë të analizave që i janë bo, që do të thotë gjendja e tij shpirtërore krejtësisht normale, ku njeriu fol për fëmijën e vetë, ku njeriu flet që pritet lindja, ku njeriu përshkruan gjëra normale ditore të një djali të ri”, tha Gashi.