Botë

Scholz: Gjermania nuk do të jetë kurrë palë në konfliktin në Ukrainë

By GAZETA SCANNER 1

July 04, 2024

Kancelari gjerman Olaf Scholz ka premtuar se Gjermania nuk do të jetë palë në konfliktin në Ukrainë edhe pse Berlini ofron ndihmë ushtarake për Kievin.

“Po, unë e jap këtë garanci”, tha ai i pyetur nga anëtarët e Bundestagut. “Unë e garantoj këtë si kancelar,” shtoi Scholz, shkruan Tass.

Gjermania është donatori i dytë më i madh i pajisjeve ushtarake të Ukrainës pas Shteteve të Bashkuara. Shpenzimet aktuale dhe të ardhshme të Berlinit vlerësohen aktualisht në rreth 28 miliardë euro.

Rusia ka përsëritur se pompimi i armëve në Ukrainë nuk do të dobësojë vendosmërinë e Rusisë apo të ndryshojë përparimin e operacionit të saj special ushtarak.