Sport

Scholes: Unitedi nuk mund ta përballojë shkarkimin e trajnerit

By GAZETA SCANNER 1

November 10, 2023

Manchester Unitedi këtë stinor i ka humbur nëntë ndeshje nga 17 të zhvilluara në të gjitha garat.

Mirëpo, sipas legjendës së klubit, Paul Scholes, klubi nuk mund ta përballojë shkarkimin e trajnerit Erik ten Hag.

“Ai pati një vit të mirë dhe bleu kohë. Ai u përball me lëndime të këqija mirëpo nëntë humbje nga 17 lojë nuk është mjaftueshëm mirë”, ka thënë Scholes pas humbjes së mbrëmshme 4:3 të Djajve të Kuq nga Kopenhaga në Ligën e Kampionëve.

“E di që Unitedi ka bërë shkarkime më parë, mirëpo nuk mendoj që ata mund ta përballojnë që të vazhdojnë së bëri këtë gjë”.