![Schalke e zyrtarizon shkëputjen e kontratës me kompaninë ruse Schalke e zyrtarizon shkëputjen e kontratës me kompaninë ruse](https://gazetascanner.com/wp-content/uploads/2022/02/GAZ-1-600x360-1.jpg)
FC Schalke 04 ka njoftuar edhe zyrtarisht për ndërprerjen e bashkëpunimit me kompaninë e madhe ruse të gazit, “Gazprom”.
Arsyeja për shkëputjen e parakohshme të kontratës mes klubit gjerman dhe kompanisë ruse, erdhi pasi Rusia filloi pushtimin e Ukrainës, shkruan Gazeta Express.
Klubi gjerman gjithashtu bëri të ditur se nga ky vendim nuk do të preket kapaciteti i plotë financiar.
Mes tjerash, Schalke njoftoi se së shpejti do të prezantojnë edhe sponsorin e ri të klubit.
Vlen të përmendet se kjo nuk është goditja e vetme që Rusia po merr nga shtetet e ndryshme të botës, pasi filluan të sulmonin Ukrainën.