Home Sport SC Gjilani me pronar të rinj, Afrim Veliu mbanë postin e presidentit

SC Gjilani me pronar të rinj, Afrim Veliu mbanë postin e presidentit

0
SC Gjilani me pronar të rinj, Afrim Veliu mbanë postin e presidentit

SC Gjilani tanimë edhe zyrtarisht ka pronarë të rinj. Ekipi kuqebardhë përmes një komunikate, të martën ka njoftuar se klubi tashmë është në duart e grupit të ri të aksionarëve. Grup i aksionarëve që përfaqësohet nga Afrim Veliu, që ka edhe postin e presidentit të klubit.

Fatlum Pireva, Qëndrim Demiri, Valmir Emini dhe Shaban Bajrami janë aksionarët e tjerë. Nga Gjilani është larguar Florim Zuka, që e bëri klubin prej më të mëdhenjve në Kosovë.

“Bordi i ardhshëm i klubit do të bëj një vlerësim të disa nismave për ta forcuar klubin, duke përfshirë zhvillimin e infrastrukturës, rritjen e akadamisë së klubit, ndërtimin e nje strukture kompetitive për ekipin e parë dhe afrimin edhe me të madh të tifozëve me klubin”, shkruan në komunikatën e Gjilanit.

Për një kohë Gjilani është përballur me krizë të thellë, që tashmë është kaluar. Derisa deri me tani në klub janë afruar disa prej lojtarëve të rinj si Kushtrim Shabani, Dejan Shehi, Edi Basa dhe Qendrim Ismajli, por ka edhe emra të tjerë që do të prezantohen në vijim nga klubi i Gjilanit.

Exit mobile version